Mesazhi i Presidenti Meta për Serbinë: Kujdes, po hyn në shtigje të shpikura

download-9.png

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dhënë sot një intervistë të dhënë për Radio Televizionin e Kosovës. Ai është pyetur rreth zhvillime më të fundit në Kosovë dhe sjelljet e Serisë.

Presidenti tha se Kosova ka treguar gatishmëri maksimale për të bashkëjetuar në paqe me Serbinë dhe ka treguar vullnet maksimal për të garantuar në mënyrën më gjithëpërfshirëse dhe pozitive bashkëjetesën brenda Kosovës edhe me serbët e Kosovës apo qoftë me pakicat e tjera.

“Procesi i dialogut nuk ka arsye për të hyrë në shtigje të shpikura. Procesi i dialogut ka qenë në mënyrë të qartë për t’i dhënë mundësinë Serbisë që të ecë drejt marrjes së statusit kandidat dhe njëkohësisht drejt çeljes së negociatave, gjë që ka ndodhur. Dhe njëkohësisht synon që përmes një marrëveshjeje përfundimtare të zgjidhë edhe të ardhmen e Serbisë si një vend anëtar në BE dhe Serbia të fitojë perspektivë të qartë europiane, si çdo vend që duhet të zgjidhë problemet me fqinjët. Natyrisht, kjo kërkon që njëkohësisht Serbia të njohë këtë realitet duke u sjellë si një shtet i gatshëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Devijimi pastaj i dialogut në çështje të tjera nuk i shërben mendoj as Serbisë, as Kosovës, as rajonit tonë dhe besueshmërisë së BE-së për vlerat mbi të cilat është krijuar dhe ekziston”, – ka theksuar Meta.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303