Mesazhi për Edi Ramën/“Marsh i përmasave të mëdha”, zbardhet plani i Vetëvendosjes në Tiranë

kosovo_elex_cut-770x433.jpg

“Mini-Shengeni” po bëhet për të mbuluar dështimet e mëhershme të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe mes Kosovës dhe Serbisë.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë në 107 vjetorin të pavarësisë së Shqipërisë, do të mbajë marsh për bashkim të kauzave shqiptare drejt bashkimit kombëtar. Ata kërkojnë largim të taksës në rrugën e kombit dhe bashkim doganor për një treg të përbashkët mes dy shteteve shqiptare.

Drejtori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi në një intervistë për KosovaPress, jep detaje mbi formën e marshit, masivitetin e tij dhe kundërshtimin e këtij marshi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Teksa u shpreh kategorik kundër pretendimeve për formimin e një mini-shengeni ballkanik. Abazi u shpreh optimist se ky marsh do të jetë i përmasave të mëdha, por nuk e konfirmojë se në ballë të saj do të jetë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Reagimet e kryeministrit Edi Rama kundër këtij marshi, drejtori i qendrës së VV-së në Tiranë, i cilëson si të pabaza. Sipas tij, 28 nëntori nuk i takon vetëm Shqipërisë administrative, por gjithë shqiptarëve dhe për këtë arsye kanë të drejtë të marshojnë për çfarëdo qëllimi.Për tentimin e formimit të një mini-shengeni, Abazi thotë se po bëhet për të mbuluar dështimet e mëhershme të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe me Kosovës dhe Serbisë.

Në mesin e gjashtëmbëdhjetë kërkesave të tjera të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë janë edhe tregu i unifikuar energjetik Shqipëri-Kosovë, jo importi me çmime të shtrenjta. Respektim i të drejtës për arsim, e jo nëpërkëmbja e studentëve dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare shqiptare në trevat e rajonit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303