Meshkuj, mos e mbani asnjëherë celularin në xhep

telefon-min.jpg

Meshkujt, që i mbajnë celularët në xhepin e pantallonave, duhet të nisin ta mësojnë veten me idenë që është më mirë që këto pajisje të mbahen diku tjetër.

Kjo, pasi, sipas një studimi të kryer nga shkolla mjekësore e Technicon në Haifa të Izraelit, mbajtja e telefonit në xhep dëmton seriozisht cilësinë e spermës së një burri.

Rezultati: Si pasojë e rrezatimit të lëshuar nga pajisja celulare, personi që e mban në xhep ka gjasa që të jetë më pak pjellor.

Ekspertët e fertilitetit ekzaminuan 100 meshkuj dhe dolën në rezultatin se ata që e mbanin celularin në xhepat e pantallonave po dëmtonin spermën nga rrezatimi. Ky dëmtim çon edhe në uljen e nivelit të saj.

Studimi gjithashtu zbuloi se burrat që flinin me telefonin në shtratin e tyre, kishin gjithashtu rënie në nivelet e spermës në krahasim me burrat që nuk flinin me telefonat në afërsi të tyre.

scroll to top