Meshkujt inteligjentë pëlqejnë femrat me gjoks të vogël, shkenca zbulon arsyen

Sipas një studimi të fundit, burrat e mençur tërhiqen më shumë nga gratë me gjinj të vegjël sepse i shohin ato si më të pavarura dhe vetëbesuese. Një artikull i botuar së fundmi në Playboy konfirmon këtë prirje dhe faktin se ndër mijëvjeçarë burrat preferojnë më shumë gratë me gjoks të vogël, të ndjeshëm. Kjo është një preferencë e dukshme e matur edhe nga hulumtimet në rrjetet të ndryshme sociale.

Një gjoks me përmasat e një gote shampanje ose të një kumbulle duhet parë me gjithë avantazhet e tij. Një gji i vogël nuk kompromenton sjelljen tuaj dhe nuk shkakton dhimbje të bezdisshme të shpinës; ju lejon të flini në çdo pozicion dhe mbi të gjitha, është më pak subjekt i rreziqeve të gravitetit, kështu që është më i qëndrueshëm dhe më pak i rrezikuar nga shenjat e strijave. Shtatzënitë, shëndoshja e dobësimi lenë shenja të pariparueshme vit pas viti tek gratë.

Për më tepër, një dekolte më e ulët nuk ju pengon në aktivitetin tuaj sportiv. Vrap, tenis, palestër mund të zhvilloni çdo aktivitet që ju doni, nuk do të djersiteni kollaj siç mund të ndodh në rastin e një gruaje me gjoks të madh.

Po për stilin e veshjes? Mjafton t’i hidhni një sy yjeve celebrity, të cilat i lejojnë vetes të shkelin në tapetin e kuq edhe pa reçipeta fare sepse kanë gjoks të vogël, një dekolte elegante, bizhuteri të mëdha dhe ato thjesht shkëlqejnë. Pa asnjë gjurmë vulgariteti.