fbpx

Mesila Doda shpërthen ndaj Ramës: Denigrove çdo ditë opozitën, sot do ta marrësh nën sqetull

Mesila-Doda-768x579.jpg

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda ka akuzuar kryeministrin Rama, ku thekson se pasi e denigroi çdo ditë opozitën, sot kërkon ta marë dhe atë nën sqetull.

“Edi Rama pasi uzurpoi PS, Parlamentin, Gjykatat që janë dhe s’janë, Prokurorinë, Pushtetin Lokal, Mediat, Tërmetin dhe Coronavirusin, pasi bleu zgjedhjet dhe kreu procesin më të turpshëm në historinë politike të pluralizmit në vend me zgjedhje njëpartiake, pasi e goditi, poshtëroi, e përzuri, e denigroi çdo ditë opozitën, sot kërkon ta marë dhe atë nën sqetull… Sot është koha që të bëhet politikë e të bërtitet fort për makutërinë dhe gënjeshtrën, që po e vdesin çdo ditë këtë vend nga kjo bandë hajdutësh. Opozita nuk do të heshtë asnjë ditë sepse ky uzurpues i çdo lirie njerëzore nuk e karantinon dot opozitën në këtë vend”.- deklaron Doda.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303