Mësim në kohë pandemie/ Manastirliu publikon mesazhin për nxënësit

shkll.jpg

Me rihapjen e shkollëve ditën e nesërme (14 shtator), ministrja Manastirliu ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook ku bën thirrje për kujdes dhe mbajtjen e maskës .

“Nesër është një ditë e veçantë, jo vetëm sepse nis viti i ri shkollor, por edhe se do të jetë një sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje, për të mos lejuar përhapjen e COVID-19. Secili mund të japë një dorë për shkolla të sigurta. Maska/barriera mbrojtëse prej tekstili është një aksesor që nuk duhet të mungojë asnjë ditë”, shprehet Manastirliu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303