Mësimet online, Besa Shahini ka një mesazh për mësuesit dhe nxënësit

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në rrjetin social Facebook ku ka një mesazh për mësuesit dhe nxënësit. Ajo i ka falënderuar ata që po angazhohen maksimalisht në procesin mësimor.

Postimi i Shahinit:

“Dhjetëra mijëra leksione të zhvilluara në shtëpi dhe të shkëmbyera përmes rrjeteve sociale çdo ditë.

👏🏻 mësues dhe nxënës që po angazhoheni maksimalisht për mirëmbajtjen e procesit mësimor në kushte krejtësisht të pazakonta.

#mësojmëngashtëpia🏡”