I pakategorizuar

“Mëso nga gabimet”! 8 thënie të Bill Gates që s’duhen harruar kurrë

Më poshtë gjeni disa thënie nga Bill Gates për t’iu ndihmuar të arrini suksesin dhe kurrë të mos harroni të jeni të sjellshëm ndaj të tjerëve.

1. “Kurrë mos krahaso veten me askënd në këtë botë… nëse e bëni këtë atëherë jeni duke e fyer veten.”

2. “Unë gjithmonë zgjedh një njeri dembel për ta bërë një punë, pasi që një njeri dembel gjithmonë do të gjejë një mënyrë të lehtë për ta bërë atë.”

3. “Nëse keni lindur të varfër nuk është faji juaj, por nëse vdisni të varfër është gabimi juaj.’

4. “Jeta nuk është e drejtë, mësohu me këtë.”

5. “Të gjithë kemi nevojë për njerëz që na japin mendime. Kjo është një ndër mënyrat më të mira për përmirësim.”

6. “Besimi se bota po shkatërrohet, që ne nuk mund të ndalojmë varfërinë ekstreme dhe sëmundjet, nuk është vetëm një gabim. Është e rrezikshme.”

7. “Pritjet janë një formë e shfaqur e të vërtetave: Nëse njerëzit e besojnë, është e vërtetë.”

8. “Është e rëndësishme të festosh suksesin, por më e rëndësishme të mësosh nga gabimet.”