fbpx

Mësohen detajet e vrasjes Fushë-Krujë, si xhaxhai qëlloi për vdekje nipin

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-2.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Halil të Fushë-Krujës. Shkëlqim Halili 57 vjeç, ka qëlluar për vdekje me pesë plumba nipin e tij, Julian Halili, 35 vjeç, prindër i dy fëmijëve. Sipas banorëve të fshatit, viktima njihej si njeri i qetë dhe jo problematik.

Ende nuk dihen motivet, por mendohet se kjo ngjarje e ka zanafillën disa ditë më parë, ku xhaxhai dhe nipi u përfshinë në një sherr, ndërkohë që sot agravoi dhe përfundoi me një të vdekur.

Ndërkaq policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj dhe kapjen e autorit, i cili raportohet se është i armatosur me kallashnikov dhe pistoletë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303