fbpx

Mësohen detajet/ Një i vdekur e 4 të plagosur, si ndodhi aksidenti në Gramsh

Një defekt teknik në mikrobuzin me pasagjerë ka qenë shkaku që nxorri makinën jashtë rrugës e ku për pasojë humbi jetën një person e 4 të tjerë u plagosën.

Policia bën me dije lajmin në informacionin paraprak për aksidentin e rëndë në fshatin Kabash të Gramshit.

“Rreth orës 16:20, në fshatin Kabash, Gramsh, automjeti tip mikroautobuz që drejtohet nga shtetasi B.Ç., banues në fshatin Poroçan, Gramsh, si pasojë e një defekti teknik ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plagosur 4 pasagjerë, të cilët po transportohen me autoambulanc për në Spital.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje”, njofton policia.