fbpx

‘Mësojmë nga shtëpia’/ Shahini nxjerr njoftimin e rëndësishëm për maturantët

Ministrja-e-Arsimit-Besa-Shahini-ne-deklarate-per-mediat-6-min.jpg

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar një postim në Facebook, ku i drejtohet të gjithë maturantëve.

Ajo shkruan se nga e hëna në të premten në orën 13:30- 14:30 në RTSH-1 do të kenë mundësi të ndjekin leksione matematike, biologjie dhe kimie.

Postimi i Shahinit:

Për maturantët:

Duke filluar nga nesër, çdo ditë, nga e hëna në të premten, ora 13:30-14:30, në programin RTSH Shkollë do të ketë një hapësirë të dedikuar vetëm për ju nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me leksione të lëndëve matematikë, biologji dhe kimi, në RTSH-1. 📺

#mësojmëngashtëpia 🏡

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303