fbpx

Mësoni kur është koha më e përshtatshme për të ecur

walk.jpg

Sipas ekspertëve, ecja në çdo orë të ditës i bën mirë shëndetit fizik, por edhe atij mendor.

Megjithatë, ecja pas një vakti është shumë e mirë sepse ajo ndihmon në nxjerrjen nga organizmi të sheqerit të tepërt dhe vë në punë indet e muskujve.

Mirëmbajtja e niveleve të sheqerit në gjak është tejet e rëndësishme për shëndetin kardiovaskular dhe rrjedhimisht kundër mbiepshës.

Ecja pas vakteve ofron dy të mira thelbësore për mbajtjen nën kontroll të peshës trupore: Rrit intensitetin e djegies së kalorive dhe e inkurajon trupin të përdorë yndyrën e tepërt si burim energjie dhe së dyti, mirëmban nivele te sheqerit në gjak dhe largon barrën e pankreasit në sekretimin e insulinës.

Sipas studimeve njeriu mund të kryejë 30 minuta ecje të shpejtë për pesë ditë në javë ose të ecin nga 10 minuta disa herë në ditë.

Nëse ecja e shpejtë ju duket e vështirë, sërish është më mirë të jeni në lëvizje se të bëni asgjë.

Çdo lëvizje është në të mirë të shëndetit, thonë shkencëtarët.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303