Mësoni se ku dhe kur nisi kultivimi i rrushit

Screenshot_7-6.jpg

Kultivimi i rrushit ka filluar së pari në Armeni dhe rajonet lindore të Mesdheut në shekullin e 4 para Krishtit. Shumë shpejt, vreshtaria dhe prodhimi i rrushit u përhap në të gjithë Afrikën veriore, përfshirë Marokun dhe Tunizinë.

Fenikasit dhe egjiptianët ishin ata që popullarizuan prodhimin e rrushit, ndoshta për shkak të mjedisit të përsosur për tharjen e tij. Ata më pas e fusnin në kavanoza për ruajtje dhe i ndanin në mijëra tempuj të ndryshëm. Rrushin gjithashtu e përdornin në bukët e tyre dhe pasta të ndryshme, disa të bëra me mjaltë, disa me qumësht dhe vezë.

Ndërkohë romakët e lashtë hanin rrush të thatë në sasi spektakolare dhe në të gjitha nivelet shoqërore, duke e përfshirë atë në një pjesë kryesore të vakteve të tyre të zakonshme, së bashku me ullinjtë dhe frutat. Buka me rrush të thatë ishte e zakonshme për mëngjes dhe konsumohej me qumësht. Rrushi i thatë ishte vlerësuar aq shumë sa që e tejkaloi sektorin e ushqimit dhe u bë nujë formë shpërblimi për atletët e suksesshëm, si dhe valutë elitare shkëmbimi.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303