Messi apo Van Dijk? Sonte jepet çmimi i “Topit të Artë”, ja rregullat

topi-i-arte.jpg

Sonte në mbrëmje duke filluar nga ora 20:05 do të nis ceremonia e dhënies së trofeut prestigjoz “Topi i Artë” për vitin 2019-të.

Sot do të përcaktohet se kush do të jetë pasuesi i Luka Modric i cili çuditërisht nuk është pjesë e 30 lojtarëve që synojnë këtë trofe i cili është edhe më i madhi në aspektin individual për çdo futbollist në botë. Lionel Messi, Virgil Van Dijk, Mohammed Salah apo Cristiano Ronaldo janë katër emra, mes të cilëve do të zgjidhet fituesi i ri i “Topit të Artë”, në një ceremoni të organizuar nga “France Football”.

Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah kanë epërsinë e suksesit në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Champions League, ndërsa Messi faktin që ka shënuar plot 46 gola me Barcelonën (ka fituar La Ligan) dhe Argjentinën. Nuk përjashtohet nga gara CR7, që këtë vit i shtoi palmaresit të tij titullin e Serisë A, Superkupën e Italisë dhe trofeun e edicionit të parë të Nations League.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303