fbpx

Messi barazon rekordin e Pele

1550993249_500500_1550993302_sumario_normal.jpg

Argjentinasi Lionel Messi ka barazuar rekordin e Pele për numrin e golave të shënuar me vetëm një ekip. Pele ishte futbollisti që kishte shënuar më shumë gola me të njëjtin klub. Plot 643 gola me Santos, në periudhën 1957-1974.

Por, ky rekord është barazuar nga Leo Messi me fanellën e Barcelonës. Argjentinasi i Barcelonës ka debutuar me fanelën e katalanasve në sezonin 2004-2005 dhe gjatë kësaj periudhe është bërë golashënuesi më i mirë i historisë së kampionatit spanjoll (448 gola), golashënuesi më i mirë për një klub në një sezon (73 gola) dhe golashënuesi më i mirë në një vit natyror (91 gola).

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303