Messi dhe Inter, ndihmë në luftën ndaj Covid-19

Në luftën kundër koronavirusit është përfshirë edhe Lionel Messi.

Kapiteni i Barcelonës dhuroi 1 milionë Euro,një pjesë për hospital Clinic dhe një pjesë tjetër për disa spitalet në Argjentinë. Përvec kësaj ditë më parë në rrjetet sociale, sulmuesi 32 vjecar u bëri apel ndjekësve të tij që të respektojne rregullat p[ër izolimin të vendosura nga qeveria. Po kështu, hyri në veprim edhe kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos. Mbrojtësi 33 vjecar dhe bashkëshortja e tij Pilar Rubio vendosën që të dhurojnë mbi 264 mijë maska, 1000 pajisje mbrojtëse dhe 15 mijë teste për zbulimin e coronavirusit.

Klubi i Interit  bëri të ditur se ka mbledhur 658 mijë Euro nga fushata e tij me hashtagun #togetherasateam. Tifozët kanë mundur të bëjnë 3500 donacione me vlerë 108 mijë Euro, shifër së cilës i shtohen 500 mijë Euro të dhuruar nga vetë klubi e 50 mijë Euro nga Fondacioni Pupi i Javier Zanettit. Shifra prej 658 mijë Eurosh do t’i dhurohet Departamentit të Shkencave Biomjekësore dhe Klinikave në spitalin Luigi Sacco të Milanot për të financuar kërkimet për zhvillimin e vaksinës kundër coronavirusit.