Messi dhe Mbappe, nesër të gatshëm për të luajtur

1633789353_663802_noticia_normal_recorte1.jpg

Për Paris Saint-Germain dhe Pochettinon kanë ardhur lajme të mira, pasi Lionel Messi dhe Mbappe do të jenë në dispozicion për ndeshjen e nesërme.

Tekniku argjentinas është shprehur se të dy lojtarët janë të gatshëm për të luajtur.

“Jam i lumtur për Messin, ai u stërvit mirë këtë javë dhe do të vijë me ne. Vjen nga një periudhë pasiviteti por tashmë jam i lumtur që do e kem në dispozicion. Mbappe gjithashtu është stërvitur me ne këtë javë. Ka lënë pas dëmtimin e vogël që kishte dhe tashmë do të jetë i gatshëm të luaj. Nuk e di nëse do të jetë titullar por do ta shohim”, kështu është shprehur Mauricio Pochettino.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303