fbpx

“Messi, prano ofertën! PSG klubi ideal”, legjenda katalanase tërbon tifozët

Screenshot_25-7.jpg

Rivaldo është rikthyer të flasë për Leo Messin.

Legjenda braziliane, i cili i kaloi te Barcelona vitet më të bukura të karrierës, këshillon yllin argjentinas që të kalojë te PSG, duke renditur disa shkaqe pse duhet të ndodhë ky transferim.

“PSG do të ishte destinacioni perfekt për Leo Messin. Po flasim për një klub me një strukturë mjaft të mirë e solide. Pastaj do të luante sërish me Neymar, në një kampionat ku nuk do vuante për të qenë brilant.Sigurisht që Ligue 1 është më pak kompetitiv se La Liga apo Premier League, kështu që Leo do e menaxhonte mirë veten në aspektin fizik, për të qenë gati dhe në formë të mirë për duelet e Champions League.PSG është ndër të paktat klube që është në gjendje t’i paguajë të njëjtën rrogë që përfiton te Barcelona.Kalimi i Messit në Francë do e rriste shumë nivelin dhe prestigjin e kampionatit, që vitet e fundit ka humbur pikë krahasuar me Italinë dhe Gjermaninë.Mendoj se Messi ka shumë arsye për të pranuar ofertën e PSG-së“, përfundoi braziliani i njohur, i cili luajti pesë sezone me ekipin katalanas (1997-2002), aty ku fitoi pesë trofe, mes tyre edhe “Topin e Artë” në vitin 1999.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303