Mësues dhe nxënës, 10 të infektuar me COVID-19

Screenshot_25.jpg

5 mësues, 1 sekretare, 1 sanitare dhe 3 nxënës kanë rezultuar së fundmi pozitivë me COVId-19, teksa të gjithë këta janë karantinuar.

U është marrë tamponi edhe kontakteve të afërta të këtyre personave, teksa deri më tani mësuesit nuk janë zëvendësuar.

Mësohet gjithashtu se në ditët në vijim DSHP e Korçës pritet të marrë një vendim për këtë shkollë.

Rastet aktive me COVID-19 vijojnë në Korçë, teksa janë momentalisht 948 të tilla.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303