fbpx

Mësuesi shqiptar: Ja si Koreja e Jugut e mposhti koronavirusin

koronavirus-353289.jpg

Mësuesi shqiptar në Korenë e Jugut, Emanuel Rakipllari ka folur në një lidhje me Fax Neës se si shteti në të cilin ai punon, mposhti koronavirusin.

“Të gjithë qytetarët duhet të jenë të pajisur me maska, shteti e ndaloi eksportimnin e tyre jashtë vendit. Për të shkuar për të bërë testimin duhet të përdorësh vetëm makinën tëndë.

Të gjithë i zbatojë thirrjet e autoriteteve, situata në Kore është tashmë e stabilizuar por ka nisur një problem tjetër, që është kthimi i shtetasve koreanë që kanë qenë jashtë vendit.

Shumica e tyre që janë pozitiv, do të futen në karantinë shtetërore, ndërsa pjesa tjetër me ligj duhet ta bëjë karantinën në shtëpitë e tyre.

Të gjitha familjet kanë marrë ndihmafinanciare nga ana e qeverisë, tashmë të gjithë janë të lirë që të dalin, dhe janë të detyruar vetëm që të ruajnë distancat.

Lidhur me mësimin online nuk ka problem për paisjet, por vetëm me çështjen e prindërve që duhet të vazhdojnë punën e tyre, dhe mund të kenë fëmijë të moshave të ndryshme.

Është një situatë e lodhshme psikologjikisht, por derimë tani kemi zbatuar të gjithë rregullat, duhet të durojmë se ndryshe bëhet katastrofë.

Ne kur futemi në shtëpi dezinfiktohemi që të hyrja e pallatit, pa dashur që të vijmë në banesë”, tha Rakipllari.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303