Vetëm pak ditë se të fillojnë sërish shkollat, një mësuese dhe një sanitare e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Fier janë prekur nga Covid-19. Ky lajm është bërë i ditur nga Inspektorati i Shëndetit Publik.
Theksohet se dy gratë kanë pasur simptoma të koronavirusit këto ditë të fundit.
Mësohet se mësuesja e sanitarja janë karantinuar në banesat e tyre. Nuk dihet ende nëse ditët e fundit mësuesja ka kontakt me nxënësit e saj.
Advertisement