Meta bën shqiponjën në Mexhitli të Manastirit

Fundjava e ka gjetur Presidentin Ilir Meta në Manastir, aty ku pasi përkujtoi 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe shpërndau në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë, Kreu i Shtetit u ndal edhe në fshatin Mexhitli.

Ky është një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni dhe aty Presidenti Meta është pritur nga autoritetet vendore dhe nga dhjetëra banorë, pasi kjo është vizita e parë e një Presidenti shqiptar.

“Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qëndrojë gjithmonë pranë jush. Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falënderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve. Kruja, Vlora, Prizreni e Manastiri janë qytetet me te rëndësishme për ne shqiptaret”, u shpreh Meta.

Edhe në një postim në Facebook, Meta ka ndarë foto nga vizita në Mexhitli duke bërë simbolin e shqiponjës.

Lër një koment