fbpx

Meta dekretoi Xhaferllarin, reagon ashpër Spiropali

spiropali-dhe-meta.jpg

Ka ardhur edhe reagimi i ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, pasi presidenti Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtaren e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. Spiropali thotë se edhe njëherë  Meta iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian.

‘Edhe njëherë Ilir Meta iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian, duke dekretuar kundër ligjit dhe kundër qëndrimit të tyre, me zero legjitimitet kushtetues e ligjor, një gjykatëse mbrapa liste.

Edhe njëherë kundërvënia brutale e Ilir Metës ndaj prioritetit themelor të vendit, drejtësisë, na bën të ndjehemi keq për Presidentin e Republikës. Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se Reforma në Drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh Frika nga Drejtesia’, shkruan Spiropali.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303