Meta dekreton, emërohen drejtuesit e rëndësishëm të FA

Screenshot_1.jpg

Me propozimin të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji “Komandant” të Forcës Tokësore. Kingji aktualisht mbante postin e “Komandantit” të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjithashtu Presidenti ka emëruar edhe komandantin e Forcës Detare, i cili do të jetë Gjeneral brigade Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë aktuale “zëvendës Përfaqësues Ushtarak në NATO, Atashe Ushtarak i RSH-së në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303