Meta falënderon Kosovën për ndihmat pas tërmetit, ja mesazhi i tij

71645447_2514673345245590_8685589668370055168_n-656x450.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka postuar një foto ditën e sotme në rrjetin social ‘Facebook’ së bashku me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Ekrem Mustafa.

Meta shkruan krah fotos se Shqipëria dhe Kosova do të jenë çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës.

Me këtë, presidenti iu referua edhe bashkëpunimit me Kosovën për ndihmat për dëmet që solli tërmeti në vendin tonë.

“I lumtur t’i shprehja sot ministrit të Brendshëm të Kosovës, z.Ekrem Mustafa, mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ndihmën e qeverisë së Kosovës, për tejkalimin e pasojave të tërmetit.
Shqipëria dhe Kosova çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës”, shkruan Meta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303