Meta flet për lidhjen me Klement Balilin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është duke dhënë një intervistë në emisionin “Të paekspozuarit” në news24. Ai ka folur në lidhje me akuzat për Klement Balilin dhe lidhjet e tij me LSI-në.

Meta nuk e ka mohuar se mund ta ketë takuar dikur Kelment Balilin, kur ka qenë i pranishëm në inagurimin e kompleksit Santa Quaranta, por thotë se përveç se mund t’i ketë dhënë dorën, s’ka patur asnjë takim “të veçantë” me të.

“E para, ajo që dua t’ju them e përshëndes faktin që më në fund Kelment Balili, një person i akuzuar për trafiqe mjaft serioze duhet të përballet me drejtësinë. PAvarësisht dobësive të agjencive tona, është ky presion, përfshi edhe partnerët ndërkombëtarë, që ky zotëri të përballet me drejtësin.

Në kohën që unë kam drejtuar LSI, Rigels Balili, kryetar i Bashkisë së Delvinës, një person i verifikuar. Ishte tërësisht i besueshmë dhe me të dhënat e duhura për të kandiduar. Rigelsi është nipi i këtij në mos gaboj. Këta janë një fis i madh, 2 mijë apo 3 mijë veta. Kështu që unë nuk e kuptoj çfarë lidhje mund të them. Përsa i përket raportit tim me të, nuk kam patur asnjë. Nuk mund të them që nuk i kam dhënë dorën, kur kam qenë te Santa Quaranta, se kanë qenë mijëra njerëz aty, por nuk kam zhvilluar asnjë takim të veçantë. Në momentin që ky person është vendosur nën akuzë, unë kam qenë i pari që kam mbledhur Komisionin e Sigurisë Kombëtare për të vënë në lëvizje të gjitha institucionet”, ka thënë Meta.