Meta flet për negociatat: Franca dhe Holanda, skeptikë! Ja çfarë duhet të bëjnë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur në lidhje me negociatat e Shqipërisë drejt BE-së për televizionin e Estonisë .

Ai është shprehur se shtetet si Holanda dhe Franca duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë.

Meta u shpreh se ende ka vende skeptike në lidhje me Shqipërinë për të ecur drejt BE, mirëpo ai vlerëson vendimin e Bundestagut, të cilën e quan të drejtë.

“Ka disa vende tepër skeptike: Holanda, Francë, madje edhe Greqia, që nuk janë edhe aq shumë entuziaste për të nisur bisedimet e anëtarësimit me vendin tuaj. Si e mund t’i bindni këto vende?
Do të sugjeroja që këto vende duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë, nëse ende do të kenë një dozë skepticizmi apo rezerva për çështje të caktuara. Mendoj se Bundestagu mori një vendim tepër të drejtë dhe të arsyeshëm për t’i thënë ‘Po!’ hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, por gjithashtu duke pasur një udhërrëfyes të qartë se si do të vazhdojë më tej ky proces”, tha presidenti Meta.