Meta: George H.W. Bush ishte mik i shtrenjtë i shqiptarëve

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan, George HW Bush.

“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41 të SHBA George H.W. Bush. Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i lirisë. Jam pranë familjes së tij dhe lutem së bashku me ta. Ai ishte një mik i madh e i shtrenjtë i shqiptarëve. RIP”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

George HW Bush u nda nga jeta në orën lokale 22:10 të mbrëmjes së të premtes, në moshën 94-vjeçare.  Ai ishte president midis viteve 1989 dhe 1993 pasi shërbeu dy mandate si zëvendës-president gjatë presidencës së Ronald Reagan.

Në prill, presidenti i 41-të i SHBA u shtrua në spital me një infeksion gjaku një javë pas vdekjes së gruas së tij, Barbara. Por nga spitali vetëm dy javë më vonë

Bush hyri në politikë në vitin 1964, pasi nisi një biznes nafte në Texan dhe u bë milioner në moshën 40 vjeçare.

Ish-presidenti u martua me Barbara Pierce kur ajo ishte vetëm 18 vjeç. Martesa e tyre zgjati 73 vite dhe kanë gjashtë fëmijë së bashku.

Kohët e fundit Bush kishte probleme shëndetësore në vitet e fundit, por ai ende bënte dalje publike.

Presidenti Bush vdiq shtatë muaj pas vdekjes së bashkëshortes së tij.

Lër një koment