Meta gjen zgjidhjen e krizës politike

ilir-meta.jpeg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish këtë të enjte, në lidhje me situatën e krijuar në vend, ku një ditë më parë pati përplasje mes mbështetësve të opozitës dhe forcave të Policisë në godinat ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Meta bën edhe një herë thirrje për të shmangur përballjet dhe për të nisur dialogu mes palëve, pjesë të cilit ofrohet të bëhet edhe ai vetë.

“U bënë dhjetë ditë që është në fuqi dekreti i Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve më datë 30 qershor, me qëllim qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte situatën politike dhe do të krijonte mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike.

Theksoj sërish se nuk është kurrsesi momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese, por për maturi dhe përgjegjshmëri të lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e integrimit evropian që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve.

Sërish insistoj me forcë rëndësinë e dialogut mes palëve e njëkohësisht gatishmërinë time për të kontribuar për një zgjidhje sa më të shpejtë”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303