Meta i kërkon takim urgjent Bashës dhe krerëve të opozitës, ç’po ndodh?

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kërkuar që të zhvillojë një takim me kryetarët e të gjithë partive opozitare.

Ai është shprehur se takimi duhet të realizohet para ditën së mërkurë, kjo në kuadër të situatës dramatike politike në vend.

“Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”, thuhet në ftesën e presidentit Meta.