13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Meta i kthehet ashpër Ulsi Manjës: Zëdhënës i “Dosjes së Dibrës”

Presidenti i Republikës ka vijuar tonet e ashpra ndaj mazhorancës. Pas kauzave të forta ndaj kryeministrit Rama, ministres së shtetit për parlamentin Spiropali dhe atit të Brendshëm, Lleshaj në mbrëmje radha ka qenë e kryetarit të komisionit të ligjeve Ulsi Manja që drejton edhe komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit. Në një postim në Facebook të zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi ai e etiketon Manjën si “zëdhënësi i dosjes së Dibrës”.

Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformën në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.

Me qetësi dhe drejtësi!

Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184.

Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!” – shkruan Blushi.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat