fbpx

“Meta ka ngrënë dhe pirë me ta..”. Kryemadhi bën deklaratën e papritur: Një kriminel që ble makinë për dashnoret..

Monika-Kryemadhi-601x450.jpg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmë, teksa tregonte dhe arsyen se përse dogji mandatet së bashku me Partinë Demokratike.

Një ndër arsyet ishte dhe krijimi i besueshmërisë në popull, për të rrëzuar hajdutët në pushtet. Më pas ajo u ndal dhe te Presidenti Meta, duke theksuar se ai ka ngrënë dhe ka pirë me “hajdutët” e qeverisë.

Kryemadhi tha:

Unë për çfarë i dogja mandatet? Se po ta kisha mendjen te karrigia nuk do i digjja mandatet. Nuk i dogja 20 mandate as për të marrë prapë 20, por më shumë, normal. E bëra dhe për të bërë një lloj katarsisi, me qëllim që të largoja hajdutët nga pushteti.

Bushati theksoi:

Pra Meta që ishte kundër djegies së mandateve donte të ruante hajdutët në qeveri?

Kryemadhi vijoi:

Ilir Meta ka ngrënë e ka pirë me ata, nuk kam ndjenjur unë të ha dhe të pi. Unë do isha zonjë e parë po ta pranoja këtë. Nuk kam pse të përplasem unë këtë për allishverishtet e të tjerëve (për Nasip Naçon). LSI sjell të rinj dhe të reja. PS ka nevojë për lëndë të parë inceneratorët. Ore thoni njëherë që kjo LSI ka bërë një gjë të mirë, ka sjellë emra të rinj në politikë. Këta të rinj që shkuan te Teatri Kombëtar dhe u zunë me policinë atje. Më mirë një 17-vjeçar deputet se sa një kriminel dhe një që mendon të blejë makinë për dashnoret e veta. Na thuaj për këtë Ramën që di 5 gjuhë të huaj dhe mbolli gjithë Shqipërinë me kanabis.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303