Meta kapet keq me Ardian Dvoranin, paralajmëron ‘veprimet mafioze’ të tij

Presidenti Meta gjatë konferencës së tij tha se do të tregojë ‘veprimet mafioze’ të Ardian Dvoranit.

Ai tha se Dvorani veproi me kokën e tij në hartimin, përcjelljen dhe dorëzimin e listave përfundimtare për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim që Meta të detyrohej të shkelte Kushtetutën.

Ja çfarë tha Meta:

KED i ka bërë listat në të njëjtën datë, rezulton se KED ka marrë vendim për miratimin e listës përfundimtare

KED i cili është një organ kolegjial, jo personal, në mbledhje nuk ka marrë asnjë vendim mbi kohën e dërgimit të listave. Kryetari i ka përcjellë vetë listat te presidenti në datën 8 tetor. Në të njëjtën ditë kryetari i KED ka përcjellë pranë presidentit listën përfundimtare. Nuk rezultoi që KED në mënyrë kolegjiale të ketë marrë vendim për listën, por ky vendim administrativ është kryer vetëm nga kryetari i KED, i cili sipas ligjit ka për funksion vetëm të nënshkruajë aktete.

I gjendur përballë kësaj situate, presidenti i kërkon kryetarit të KED-së, nëse ky organ ia kishte përcjellë ose jo listat kuvendit. Kryetari i KED informon presidentin se ditën e sotme ka përcjellë dhe ka dorëzuar pranë Kuvendit listat përfundimtare për plotësimin e dy vakancave. Zotëria në titullin personal, presidentit ia dërgon më përpara dhe Kuvendit ia dërgon vetëm atë ditë që presidenti e pyet me shkresë. Ndërkohë në aktet e dërguara ndaj presidencës nuk paraqitet asnjë arsye se përse janë dërguar dy lista te presidenti dhe pse janë dërguar listat në Kuvend me dy javë vonesë. Pse ky kryetar që e di shumë mirë se si është radha në Kushtetutë, pse ky ia con presidentit përpara dhe Kuvendit më pas, dhe ia çon Kuvendit atë ditë që presidenti e pyet.

Kjo ishte një manovër e qëllimshme për t’i imponuar presidentit shkeljen e Kushtetutës.