fbpx

Meta koordinohet serish me Ramën, këtë herë për zgjedhjet në universitete

rama-meta-770x433-1.jpg

Pas bashkëpunimit për ndryshimet në Kodin Penal, presidenti i Republikës Ilir Meta ka bashkëpunuar me Qeverinë edhe në lidhje me zgjedhjet në universitete.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini teksa ka reaguar për akuzat e opozitës për zgjedhet në universitetka deklaruar se u vendos të shtyhen sipas propozimeve të vetë studentëve në koordinim edhe me Presidentin, Ilir Meta.

“Pa patur mundësi të votojnë studentët, natyrisht që nuk mund të ketë zgjedhje të mirëfillta nëpër universitete. Përderisa nuk kishim siguri se data e mëparshme mundësonte gjithëpërfshirjen e studentëve, u detyruam ta shtyjmë atë. Vendim ky, i ndërtuar mbi propozimet e vetë studentëve dhe i koordinuar me të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces, përfshirë edhe zyrën e Presidentit.

Në këtë kontekst, deklaratat e PD-së për “beteja” opozitare janë absurde. Në vend të sajimit të kauzave të paqena, do ndihmonte shumë politikëbërjen arsimore sikur energjitë opozitare të kanalizoheshin në kauza reale që do të përmirësonin cilësinë dhe menaxhimin në arsim”, ka shkruar Shahini.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303