fbpx

Meta: Krenar që Shqipëria nuk dorëzoi asnjë hebre

auto_meta11579806657.jpg

Presidenti Ilir Meta, duke shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në Forumin e Pestë Botëror për Holokaustin, shkruan ndër të tjera se: ‘Populli shqiptar, ndihet sot krenar, jo vetëm se nuk u dorëzoi nazistëve asnjë hebre, por gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore numri i hebrenjve në vendin tonë u rrit disa herë më shumë nga ç’ishte para fillimit të saj’

‘Nder dhe krenari të përfaqësoja Shqipërinë në Forumin e Pestë Botëror për Holokaustin, ku së bashku me liderë botërorë përkujtuam me respekt në muzeun e Yad Vashemit në Jeruzalem, viktimat hebreje të Luftës së Dytë Botërore.

Populli shqiptar, ndihet sot krenar, jo vetëm se nuk u dorëzoi nazistëve asnjë hebre, por gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore numri i hebrenjve në vendin tonë u rrit disa herë më shumë nga ç’ishte para fillimit të saj.

Rritja e antisemitizmit në formën e përdorimit të gjuhës së urrejtjes, dhunës, mohimit dhe shtrembërimit të Holokaustit, po merr gjithnjë e më shumë rëndësi dhe e bën urgjente nevojën që ato çka kemi mësuar nga përvoja jonë t’i përkthejmë në politikat tona.

Antisemitizmi duhet të luftohet përmes edukimit, promovimit të dialogut, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, në kuadër të të drejtave të njeriut si dhe qytetarisë botërore. Ky është edhe një imperativ i menjëhershëm i sigurisë, si dhe përbën një detyrim afatgjatë edukues, për ta shndërruar vërtet përkujtimin e Holokaustit në premtimin e një të ardhmeje më të mirë, në një ‘Kurrë më’.-shkruan Meta.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303