fbpx

Meta kujton 28-vjetorin e vrasjes së Falcones: Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë…

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 28-vjetorin e vdekjes së ish-kryeprokurorit të Siçilisë Giovanni Falcone, i vrarë nga mafia në Itali. Meta ka cituar Falconen sipas të cilit kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë.

“Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë.

Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë’.

Sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Giovanni Falcone, Heroin e Antimafias, i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la “amanet” bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtesia,”-shkruan Meta.