fbpx

Meta kujton Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor

Screenshot_6-19.jpg

Sot është Dita Ndërkombëtare e Solidaritet Njerëzor.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 22 dhjetor 2005 miratoi një rezolutë përmes së cilës identifikon solidaritetin si një prej vlerave më fundamentale dhe të përgjithshme që duhet të përcaktojë marrëdhëniet mes njerëzve në këtë shekull.

Në nderim të kësaj, u vendos që 20 dhjetori të shënohet çdo vit si Dita e Solidaritetit njerëzor.

Asambleja po ashtu ka krijuar Fondin Botëror të Solidaritetit, që funksionon prej vitit 2003 me qëllim që të luftohet varfëria dhe të promovohet zhvillimi social në shtetet në zhvillim, në veçanti në pjesët më të varfra të vendit.

Presidenti i Shqipërisë nuk ka harruar të kujtoje ketë ditë të rëndësishme për njerëzimin.

Me ane të një postimi në faqen e tij në Facebook ai kujton se populli shqiptar është nga ato popujt që është solidarizuar gjithmonë për kauza njerëzore.

Duke përmendur ikonën tone Nënë Tereza e cila në të gjithë boten do të kujtohet si simboli shqiptar dhe botëror  i humanizmit e solidaritetit

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ne kujtojmë porositë e Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar e botëror të humanizmit e solidaritetit, për të qenë pranë pranë njëri-tjetrit, në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime, pranë kujtdo që ka nevojë për ndihmë e përkujdesje, veçanërisht në krah të fëmijëve e të rinjve, të vetmuarve, njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve, për t’u dhënë shpresë dhe besim”, shkruan presidenti \real-news.tv\

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *