fbpx

Meta: Mazhoranca mendon se zgjidhet çdo gjë me lobim, prandaj janë ato 15 kushte

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në studion e “Çim Peka Live” foli për 15 kushtet për çeljen e negociatave.

“Me Ramën jemi takuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian dhe e kam bërë të qartë qëndrimin dhe angazhimin tim për plotësimin e kushteve. Vendimi i Këshillit të vendeve anëtare, por që u përforcua nga PE, është se Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushte.

Sipas Metës, problemi me mazhorancën është se mendojnë se kushtet zgjidhen me lobim.

“Kjo punë nuk zgjidhet me lobim. Janë disa kushte dhe kritere që duhen plotësuar”, u shpreh kreu i shtetit.