15.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Meta mbështet studentët, apel Parlamentit

spot_img

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Akademisë shqiptare të Studimeve Politike, ku ka mbajtur një fjalim në mbështetje të tyre.

Meta ka theksuar se qeveria duhet të reflektojë me shpejtësi, maturi dhe përgjegjësi ndaj protestës së studentëve, që është zhvilluar në shumë qytete të Shqipërisë

‘Të gjithë ne si përfaqësues të institucioneve dhe në përgjithësi si shoqëri na duhet të reflektojmë më thellë për kapitalizimin e këtij potenciali njerëzor dhe rinor në dobi të së ardhmes së gjithë vendit. Në këtë kontekst nuk mund të shmang apelin e përsëritur për të reflektuar me shpejtësi, përgjegjshmëri dhe maturi ndaj protestës së studentëve që po zhvillohet në disa qytete kryesore të vendit’, ka theksuar Presidenti.

Së fundmi, Meta është shprehur se së bashku me Kuvendin, do reflektohet një bashkëpunim midis institucionit dhe studentëve, për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

‘Mendoj se ka një konsensus të gjerë publik që i konsideron kërkesat e tyre si të drejta, legjitime dhe të realizueshme, ndaj zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë. Unë kam besim se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë për një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e këtyre kërkesave të drejta për interesin jo vetëm të studentëve por në radhë të parë në interesin më të mirë të të gjithë vendit’, tha Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2423874930960299/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat