Meta merr sigurinë nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, opozita së shpejti në dialog

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski me të cilin ka ndarë një bisedë në lidhje me perspektivën e përbashkët të dt vendeve për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor.

Ndërsa ka konstatuar vendosmërinë e këtij të fundit që të bashkëpunojë me opozitën, meta thotë se në Shqipëri ka kaluar sot një muaj nga dekreti i tij për anulimin e 30 qershorit dhe askush nuk do të arrijë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.

STATUSI I PLOTE

Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë.