fbpx

Meta mes të moshuarve: Të përfitojmë nga eksperienca e tyre

meta-1.jpg

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e djeshme disa persona të moshës së tretë në sajë të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve.

Kreu i Shtetit ka publikuar foto nga takimi, ndërsa thotë se duhet të përfitojmë nga eksperienca e tyre dhe t’i investojmë këto përvoja.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, pata dje kënaqësinë të takoja një grup të moshës së tretë. Theksova domosdoshmërinë që shoqëria jonë, në shembullin e Shenjtores Nënë Tereza, të kujdeset me më shumë dashuri dhe vëmendje për pjesëtarët e saj, veçanërisht për të vetmuarit.

Të përfitojmë nga eksperienca e moshës së tretë dhe t’i investojmë këto përvoja për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik”, shkruan Meta krahas fotove në Facebook.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303