29.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Meta miraton vakancat në Kushtetuese, hap aplikimet për gjyqtarët

spot_img

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpallur vakancat në Gjykatën Kushtetuese, ku fton të gjithë gjyqtarët që të aplikojnë.

Në njoftim thuhet se Presidenti i Republikës ka miratuar shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e “Vakancës së plotë”, që krijohet më datë 25.05.2019.

Presidenti i Republikës fton:
Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik, për vakancën e mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës:

– Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të shpallur;

– Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (adresë, numër telefoni/e-mail);

– Fotokopje të kartës së identitetit;

– Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

– Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

– Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, formular ky i cili është i publikuar në faqen kryesore të Institucionit të Presidentit të Republikës.

– Listën e dokumentacionit/real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat