Meta në Stamboll, takohet me presidentin Erdogan

1556956050_meta.jpg

Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta u prit në Stamboll në një takim nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës që ka zbardhur takimin, “duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkelqyera mes dy vendeve e popujve, Meta dhe Erdogan shprehën vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen”.

“Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe”, – u shpreh Presidenti Meta.

Gjatë këtij takimi, dy homologët e vunë gjithashtu theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303