31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Meta, në takim me anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju-Jork, Mark Gjonaj

spot_img

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me z. Mark Gjonaj, anëtari shqiptar i Këshillit Bashkiak të Nju-Jork, i cili shoqërohej nga disa përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Meta, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në SHBA, në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve dhe të marrëdhënieve të shkëlqyera me popullin e institucionet amerikane, vlerësoi kontributin konkret të z. Gjonaj në këtë drejtim.

Sipas Metws, Gjonaj wshtw njw përfaqësues dinjitoz i komunitetit tonë në Amerikë. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat