fbpx

Meta në takim me politikanin nga Kosova dhe Nard Ndokën, jep mesazhin e rëndësishëm

meta-675x450.jpg

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme kreun e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Zef Morina si dhe kreun e PDK, Nard Ndoka.

Në një mesazh në “Facebook”, Meta thekson se gjatë 2021-shit Shqipëria dhe Kosova duhet të dëshmojnë mençuri dhe vullnet për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Mesazhi i Metës:

Një takim i ngrohtë me Kryetarin e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, z.Zef Morina dhe delegacionin, që e shoqëronte ku mori pjesë edhe kreu i PDK-së, z.Nard Ndoka.

Në këtë vit, me sfida të reja dhe sprova të vështira për shqiptarët në rajon, Shqipëria dhe Kosova duhet të dëshmojnë mençuri dhe vullnet për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar dhe qytetarëve tanë, zhvillimit ekonomik dhe së ardhmes së përbashkët europiane. 🇦🇱❤️🇽🇰

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303