Meta: Pa vendosmërinë e Sali Berishës, për në Kosovë do udhëtonim akoma nga Maqedonia!

meta-azem-hajdari1.jpg

Presidenti Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Tropojë vlerësoi peshën që tropojanët kanë mbajtur në kapërcimin e jashtëzakonshëm nga diktatura në demokraci është e rrallë, duke u ndalur veçanërisht në kontributin e Azem Hajdarit. Më pas në histori, Meta ndau vlerësim edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, në ndërtimin e Rrugës së Kombit.

“Jam sot këtu për t’u përkulur me respekt e mirënjohje të veçantë ndaj veprës së Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’. Nuk duhet të harrojmë se dy udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Demokratike si Azem Hajdari, ashtu edhe Sali Berisha ishin nga Tropoja. Po jo vetëm ata, edhe shumë të rinj të tjerë, edhe shumë personalitete të tjera, intelektualë si Besnik Mustafaj e shumë të tjerë, ishin pikërisht nga Tropoja. Ashtu sikurse nuk duhet të harrojmë se pa vendimmarrjen dhe vendosmërinë e Sali Berishës edhe sot, Rruga e Kombit nga Tirana në Prishtinë mund të mos ishte bërë dhe shqiptarët do të vazhdonin të udhëtonin drejt njëri-tjetrit përmes Maqedonisë”, tha Meta.

I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj e të zgjedhur të pushtetit vendor, Ambasadori i Japonisë Makoto Ito, zonja Mariana Graff, deputetë,presidenti Meta përuroi një qendër sociale në qytetin e Bajram Currit, që do të strehojë 15 familje të pastreha dhe në kushte të vështira ekonomike, gjashtë prej të cilave i përkasin komunitetit rom.

Më tej Presidenti Meta mori pjesë dhe përshëndeti veprimtarinë kulturore “Kcimet e Tropojës në UNESCO”, ku performuan grupe të ndryshme artistike dhe Ansambli i qytetit.

Po ashtu, presidenti i Republikës vlerësoi disa personalitete të spikatura  të artit, kulturës dhe gazetarisë, të zonës së Tropojës, zotin Islam Lauka;  zotit Ndue Smail Ukcamaj,  zotit Skënder Zeqir Dezhlani, Murat Ali Hajdarit (pas vdekjes), zotit Skënder Ram Haklaj si dhe Xhevahire Elez Gashit (pas vdekjes).

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303