Meta për “Al Jazeera”: Jam i kulluar, nuk kam bërë asnjë shkelje!

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për televizionin “Al Jazeera”, është pyetur në lidhje me nisjen e procesit të shkarkimit nga ana e qeverisë “Rama”.

Meta është shprehur se është zgjedhur president nga një parlament legjitim, dhe se Kushtetuta e përcakton qartë se kur mund të shkarkohet një president.

Presidenti është shprehur se me anulimin e datës 30 qershor si ditë në të cilën do të zhvilloheshin zgjedhjet lokale, nuk është bërë asnjë shkelje të Kushtetutës.

Gazetari: Por a mendoni se Parlamenti po përpiqet t’ju zëvendësojë apo është thjesht një akt politik teatral dhe Kryeministri Edi Rama ju ka sanksionuar publikisht përmes ligjvënësve për të treguar se është sfidues dhe se ai mbetet i vendosur për të mbajtur zgjedhje. Aka nisur tashmënjë proces kushtetues?

Presidenti Meta:Dua t’ju siguroj se nuk dua ta përdor këtë intervistë për të folur rreth Parlamentit dhe përgjegjësive të këtij institucioni, por është shumë e qartë sa i përket Kushtetutës së Shqipërisë se në cilat raste Parlamenti mund të shkarkojë Presidentin. Është shumë e qartëpër rastet kur Presidenti bën një shkelje shumë të rëndë të Kushtetutës, që gjithashtu duhet të përcaktohet qartë më pas nga Gjykata Kushtetuese. Pra, duhet t’jua bëj me dije se nuk është kryer asnjë shkelje e Kushtetutës nga Presidenti i Republikës dhe dua gjithashtu t’ju siguroj gjithashtu se rendi kushtetues i Shqipërisë është i bazuar mbi pluralizmin politik dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe ajo që ka bërë Presidenti ekzaktësisht është që të tregojë përkushtimn e tij për të mbrojtur pluralizmin politik në vend, si edhe të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, sepse Shqipëria ka pasur për 45 vjet votime gjatë regjimit komunist, por të gjithë e dinë se ka një ndryshim të madh mes zgjedhjeve dhe votimeve.