fbpx

Meta për shembjen e Teatrit: Përpjekje për të na kthyer në komb pa identitet

Presidenti Ilir Meta vijon ta konsiderojë si një akt të paamnistueshëm shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Një popull pa histori është një popull pa të ardhme. Çështja e Teatrit është një çështje antikushtetuese, pasi ishte në Gjykatën Kushtetuese. Është një çështje e paligjshme se janë shumë akte që e thellojnë në vandalizëm këtë paligjshmëri që ndodhi në 17 maj. Ishte tërësisht amorale. Vështirë të gjeni në këto 30 vite më shumë lajme në botë, nga Amerika e në Burma ku opinioni publik është tronditur pasi nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një konflikt me opozitën dhe maxhorancën, por me një konflikt të thellë kulturor, për një çështje ku përfshihet e gjithë shoqëria ku ne qendër të së cilës janë artistët. Objektet historike, ruhen dhe restaurohen. Këtë e kanë vende dhe me më shumë histori se ne, jo me ne që kemi pak histori shtetformuese.

Kjo e bën të pamnistueshme për arsye se është e qëllimshmne si ide e qartë e programuar për gati 20 vite. Përpjekja për të ribërë historinë duke e shuar historinë e gjeneratave të mëparshme, dhe gjeneratave të reja, është një përpjekje arbitrare dhe shkombëtarizuese për të zhveshur një komb dhe brezat që vijnë nga historia dhe krenaria për identitetin kombëtar. Për të krijuar një bashkësi njerëzish pa identitete. Një bashkësi që mendon vetëm çfarë do të hajë sot, të pijë sot, pra për një qënie të momentit për materializëm dhe kurrsesi për një bashkësi që lidhet nga një identitetin kombëtar dhe kjo është shumë e rrezikshme për të kohë globalizimi, pasi i rrezikon të ardhmen e vendit.”- tha Meta, në emisionin “Aktualitet” në Fax News.