fbpx

Meta për studentët, Iranin, vetingun në politikë dhe reformën zgjedhore

Ilir_Meta_Albania_President.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka komentuar në një prononcim për mediat nga Pogradeci zhvillimet më të fundit në vend.

Ai ka folur për vettingun në politikë, protestën e studentëve, taksat, dëbimin e ambasadorit iranian dhe debatet mbi reformën zgjedhore.

Zoti President, një ditë më parë Kuvendi ka rrëzuar dekretin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Si e komentoni faktin që është përpjekur ta votojë në fshehtësi, në ilegalitet të plotë dhe menjëherë?

Nuk besoj të ketë ndodhur, sepse ka rregulla mjaft të qarta se si funksionohet në Kuvend në raste të tilla. Dhe përfaqësuesit e Institucionit të Presidentit, që ka kthyer këtë projektligj përmes dekretit, ende nuk janë ftuar për të dhënë shpjegimet dhe argumentet e tyre.

Ju keni mendimin që klasa e pasur të tatohet akoma edhe më shumë. Kuvendi ka tjetër mendim zoti President?

Kemi ardhur për “Festën e Verës” këtu në Pogradec, dhe besoj që është një mbrëmje që duhet t’ua kushtojmë prodhuesve të vegjël e të mesëm të Pogradecit.

Një koment tuajin për protestën e studentëve?

Besoj se ju i dini qëndrimet e mia për këtë çështje. Është e domosdoshme që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje, sepse të gjithë i vlerësojnë si të drejta dhe legjitime në mënyrë që ata t’u kthehen auditorëve të tyre më me besim dhe entuziazëm për cilësinë e arsimit, por njëkohësisht edhe për të ardhmen e tyre në këtë vend.

Zoti President, mbi “vettingun” në politikë, duket sikur dy forcat politike janë të dyzuara. Ju a keni një mesazh?

Mesazhi është që reforma në drejtësi duhet bërë seriozisht. Kushtetuta duhet respektuar seriozisht. Dhe vettingu është i domosdoshëm dhe duhet gjetur mënyra për realizimin e tij që të kemi një ndarje të qartë të politikës nga aktivitetet kriminale.

Për largimin e ambasadorin iranian?

Për këtë çështje jam tërësisht aprovues ndaj reagimit të Ministrisë sonë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ju keni miratuar datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2019, por nuk kemi ende një reformë zgjedhore. Mendoni se është e vonuar?

Padyshim që jemi të vonuar dhe unë apeloj për të arritur sa më shpejt një marrëveshje, që rikthen besimin te zgjedhjet e lira për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Kjo klasë politike do të jetë e përgjegjshme për ta arritur këtë?

Presidenti Meta: Ne inkurajojmë përgjegjshmërinë maksimale, sepse kjo bëhet për interesin e vendit dhe shpresojmë se interesat e politikës të mos cenojnë interesat e vendit, por të mundohen t’u përgjigjen atyre me përgjegjshmëri të plotë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *