Meta përgjigje publike analistit Lubonja: Ja pse miratova Ndryshimet në Kodin Penal

page-19.jpg

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë një postim mbrëmjen e sotme në Facebook, duke i kthyer një përgjigje analistit Lubonja në lidhje me miratimin e Ndryshimeve në Kodin Penal.

Meta thotë se ashtu si ai mendon që shteti ligjon në Shqipëri është tronditur, por beson se në këtë situatë nevojitet më shumë se kurrë një legjislacion solid se sa një boshllëk ligjor që mbushet vetëm me abuzivizëm.

Postimi i plotë:

Meqënëse z.Fatos Lubonja sot ka bërë disa pyetje për juristët e Presidentit të Republikës, preferoj t’i përgjigjem drejtpërdrejt në respekt të kontributeve të Tij të spikatura prej dekadash në mbrojtje të demokracisë dhe interesit publik.
Ndryshimet e detyruara të Kodit Penal për pandeminë, ishin një reflektim ligjor ndaj një të papriture, që surprizoi e tronditi globin në çdo pikëpamje.
Realiteti pozitiv është që ndryshimet e bëra janë të një standardi të njëjtë me legjislacionet më të mira demokratike. Ngjashmëria me Danimarkën është shteruese, qoftë për garancinë juridike, ashtu edhe për proporcionalitetin dhe ky është lajm i mirë për këdo.
Por edhe dyshimi beninj i Lubonjës është i natyrshëm dhe i motivuar. Ky dyshim lidhet qartë me zbatimin e drejtë dhe korrekt të legjislacionit, që do të thotë në esencë funksionim i shtetit ligjor.
Ndajmë të njëjtat dyshime e shqetesime të forta me Lubonjën për tronditjen e shtetit ligjor në Shqipëri, si një sfidë madhore që kërkon përgjigje.
Në këtë situatë, më mirë të kemi një legjislacion sa më solid, të qartë dhe garantues të parimeve të sigurisë juridike dhe proporcionalitetit sipas Kodit Penal të Danimarkës, sesa të kemi një boshllëk ligjor që mbushet vetëm me abuzivizëm dhe arbitraritet apo më keq se sa të kishim ndryshime jashtë çdo standardi demokratik që cënonin të drejtat e qytetarëve tane duke i ekspozuar ndaj abuzivizmit dhe represionit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303